Më 09.05.2018 në sallën e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë u nënshkrua Memorandumi për themelimin formal të dialogut publiko-privat mes katër odave ekonomike dhe Qeverisë.
Nënshkrimi i këtij memorandumi përfaqëson një hap të rëndësishëm në procesin e ndërtimit të bashkëpunimit institucional ndërmjet sektorit publik dhe atij privat në vend, dhe një mjet për dërgimin e drejtpërdrejtë të qëndrimeve të përbashkëta të odave në formë të dokumenteve pozicionuese që i referohen politikave qeveritare që ndikojnë në komunitetin e biznesit.
Duke formalizuar dialogun e ndërsjellë, palët në këtë proces avokojnë për veprim të ndërsjellë në një përpjekje për të përmirësuar klimën e biznesit në vend.
Fjalime rasti në këtë ngjarje mbajtën: Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev, Drejtori i zyrës për zhvillimit të USAID-it, Edward Gonzalez, kryetari i Lidhjes së Odave të Maqedonisë, Daniela Arsovska dhe Drejtori i Projektit të USAID-it për Rregullativë më të Mirë të Biznesit, Ljubomir Dimovski.
Memorandumi i bashkëpunimit është një vazhdim i aktiviteteve që organizon Projekti për të përmirësuar dialogun publiko-privat. Me qëllim që në mënyrë të organizuar dhe bashkërisht të prezantohen para institucioneve përkatëse shtetërore për çështjet për të cilat ka konsensus midis odave, në janar të vitit 2018 u nënshkrua një Memorandum Bashkëpunimi ndërmjet katër odave ekonomike. Nënshkrimi i Memorandumit për Qeverinë është aktiviteti i parë që nga themelimi zyrtar i bashkëpunimit të përbashkët, me çka llogaritet si e përfunduar lidhja institucionale e palëve të interesuara në procesin e miratimit të një rregullative të re dhe ndryshimin e rregullativës ekzistuese, e cila ndikon në komunitetin e biznesit.