Platforma për dialog publiko-privat edhe USAID-i diskutuan për akvitetet e ardhshme dhe përcaktimet strategjike

Platforma për dialog publiko-privat edhe USAID-i diskutuan për akvitetet e ardhshme dhe përcaktimet strategjike
Rregullativa afariste | 16-09-2020

Platforma për dialog publiko-privat sot realizoi takim me Erik Janovski drejtorin e misionit të USAID-it në Maqedoninë e Veriut, ku u bisedua për aktivitetet e ardhshme deri në fund të vitit si dhe për përkrahjen e përcaktimeve strategjike për periudhën e ardhshme në avancimin e dialogut publiko-privat.

 

 

Në takim morri pjesë Drilon Iseni drejtor ekzekutiv i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëdimore, Biljana Peeva Gjuriq drejtoreshë ekzekutive e Odës Ekonomike të Maqedonisë, Anita Nikova Bundovski drejtoreshë ekzekutive e Odës Ekonomike për teknologjik informative dhe komunikim-MASIT dhe Aleksandar Zarkov drejtor ekzekutiv i Lidhjes së Odave Ekonomike, si dhe Ljubomir Dimovski drejtor i projektit Partneritet për rregullativë më të mire afariste nga EPI CENTAR si implementues i projektit.

 

 

Drilon Iseni, kryesues i Platformës dhe drejtor ekzekutiv i OEMVP-së konfirmoi përkushtimet e deritanishme për prezantim të kërkesave të biznis sektorit për përmirësimin e rregullativës, si dhe aktivitetet për informim më të madh të subjekteve në aspekt të pajtueshmërisë me ligjet.

Përfaëqsuesit e USAID-it njejtë si deri më tani e treguan përkrahjen për funksionimin e Platformës për dialog publiko-privat, në aktivitetin e saj të mëtejshëm dhe qëllimet e ardhshme strategjike.

 

Qëllimi kryesor i këtij bashkëpunimi është të veprohet në krijimin e klimës së volitshme për të bërë biznes në vend, të përforcohet dhe etablohet dialogu publiko-privat në vend, si mekanizëm për tejkalimin e sfidave sociale dhe ekonomike, veçanërisht e rëndësishme në këtë periudhë është ballafaqimi me COVID-19.

 

Platforma e katër Odave Ekonomike mbetet e përkushtuar ndaj përfaqësimit të interesave të kompanive dhe përfaqësimit të tyre para institucioneve shtetërore. Vetë platforma është rezultat i Projektit Partneritet për rregullativë më të mirë afariste.

Takimi u mbajt në hapësirat e Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore e cila është edhe kryesuese e dialogut publiko-privat deri në fund të këtij viti.



Сподели