LIGJI PËR MATERIAL MBJELLËS DHE SHUMËZUES PËR BIMËT BUJQËSORE: DOKUMENT NË INTERES TË EKONOMISË?

LIGJI PËR MATERIAL MBJELLËS DHE SHUMËZUES PËR BIMËT BUJQËSORE: DOKUMENT NË INTERES TË EKONOMISË?

Autor: Prof.d-r Dane Boshev

 

Si të përmirësohet Ligji për materialin mbjellës dhe shumëzues?

Në mënyrë që të rritet konkurueshmëria e prodhuesve dhe tregtarëve të materialit mbjellës dhe shumëzues, nevojiten ndryshime në zgjidhjet ligjore të cilat do të mundësojnë efikasitet më të madh, zvogëlimin e kostove dhe qartësi në dispozitat ligjore dhe nënligjore, si dhe interpretimin dhe zbatimin e saktë nga ana e autoriteteve kompetente.

 

Për këtë arsye biznesmenët janë të mendimit që është i nevojshëm një LMMSH krejtësisht i ri, i cili do të jetë i shkurtër, i qartë, lehtësisht i zbatueshëm, dhe pa mundësi për interpretime të ndryshme. Por, duke marrë parasysh faktin se ndryshimi i fundit i LMMSH është bërë në maj të 2018, kurse në nëntor 2018 me kërkesë të komunitetit të biznesit janë paraqitur propozim-ndryshimet për Rregulloret të cilat janë të lidhura me LMMSH të ri dhe janë koordinuar me rregullativat e BE-së, si dhe ajo që ndryshimet e bëra në thelb nuk e lehtësojnë punën në këtë fushë, komuniteti i biznesit ka propozuar ndryshime minimale në disa nene të caktuara, të cilat janë pikat më të vështira në punën aktuale.

 

Këto ndryshime kryesisht i referohen ripaketimit të materialit mbjellës dhe shumëzues, prolongimin e testimit DUS deri në hyrjen e Republikës së Maqedonisë në BE, zbutjen e dispozitave penale që veprojnë në mënyrë kufizuese dhe restriktive, përmirësimin e çmimit të etiketave, pastaj barazimin e kushteve për tregti me material mbjellës dhe shumëzues nga të gjitha bimët bujqësore dhe rregullimi i listës të sortave të lira.

 

Propozimi i zgjidhjeve rekomandohet që të pranohet, pasiqë me asnjë pjesë ato nuk ndikojnë negativisht në punën ligjore, por vetëm e relaksojnë situatën. Në veçanti, duhet të theksohet se propozimet kanë një bazë dhe janë zbatuar në versionet e mëparshme të LMMSH.

 

Në prodhimtarinë e bimëve ka më tepër faktorë që diktojnë rendimentin dhe cilësinë e produkteve primare. Përveç kushteve të tokës dhe klimatike, agro-teknologjisë adekuate, mekanizimit cilësor dhe aktiviteteve në kohë, një nga faktorët më të rëndësishëm është zgjedhja korrekte e sortave dhe përdorimi i  materialit të çertifikuar mbjellës dhe shumëzues (MMSH). Në fakt, përdorimi i MMSH cilësor është parakusht për arritjen e rendimenteve dhe cilësisë maksimale, duke shprehur gjenet e ngulitura në ADN-ën e çdo fare ose fidani.

 

 

 

Meqë kjo problematikë është jashtëzakonisht e rëndësishme, Republika e Maqedonisë ka përfshirë të gjitha pikat esenciale, konceptet dhe rregullativat në një dokument bazë, dmth Ligji për material mbjellës dhe shumëzues për bimët bujqësore si një dokument bazë, së bashku me aktet e tjera nënligjore në formën e Rregulloreve, të cilat nëse përmirësohen do të ndikojnë në mënyrë të volitshme në klimën e biznesit.

 

Nëse përjashtohet Ligji i parë i vitit 2000 (41/2000), i cili ka pësuar ndryshime të mëdha, mund të thuhet se forma e parë më moderne e këtij Ligji, e cila në një masë të madhe ishte në përputhje me Rregullativat Evropiane për këtë çështje, është botuar nën numrin 39/2006, më 30.03.2006.

 

Përshtypja e parë për këtë formë të Ligjit është se ajo është masive, por nga ana tjetër, është marrë parasysh respektimi i Rregullativave Evropiane, të cilat kanë qenë aktuale në atë kohë. Megjithëse forma në vetvete është shumë voluminoze, prej vitit 2006 deri në vitin 2018 janë bërë dhjetë ndryshime plotësuese, të cilat për fat të keq, jo vetëm që nuk lehtësuan interpretimin e neneve, por përveç kësaj u bënë ndryshime plotësuese, të cilat më së shpeshti ishin të paqarta dhe konfuze. Për disa nga ndryshimet mund të thuhet se ato janë për arsye reale për shkak të përafrimit me ndryshimet e rregullativave të BE-së, ose për shkak të problemeve reale në punën e fermerëve dhe biznesmenëve që janë të lidhur me këtë çështje.

Meqenëse me ndryshimet e neneve të caktuar u bënë komplikime plotësuese gjatë punës në këtë fushë, biznesmenët shpesh pësuan dëmtime për shkak të interpretimit të lirë të LMMSH nga Drejtoria për Material Mbjellës dhe Shumëzues (DMMSH), e cila është bartëse e kësaj problematike, si dhe për shkak të respektimit të rreptë të dispozitave ligjore nga ana e inspektorëve nga Inspektorati Shtetëror Bujqësor (ISHB).

 

Baza, historia, problemi dhe shpjegimi për ndryshimet e propozuara

 

Ripaketimi i materialit mbjellës dhe shumëzues: neni 8 pa.10 dhe pa.11 dhe neni 24a

 

Propozimi për ndryshimin e nenit 8, pa. 10 dhe 11, si dhe nenit 24a, bazohet në pozitat ekzistuese në LMMSH 39/2006, 89/2008, 171/2010, 53/2011, 69/2013, të cilat mundësojnë ripaketimin e materialit mbjellës dhe shumëzues në paketa nga më të mëdha në më të vogla. Neni 24a, i cili propozon kthimin e ripaketimit, në fakt ka ekzistuar si neni 24 dhe është ndryshuar me ndryshimet 187/2013, dhe që të jetë absurdi edhe më i madh, ndryshimet në nenin 8, pa. 10 dhe nenin 11 janë bërë madje me ndryshimet e fundit në 83/2018.

 

 

 

Nëse lejohet të kthehet mundësia e ripaketimit, pritet që kjo të ndikojë në zvogëlimin e kostove të furnizuesve, dhe të përmirësojë konkurrueshmërinë e tyre në treg. Natyrisht, ndryshimet e propozuara parashikojnë një kontroll të plotë nga autoritetet shtetërore, me qëllim që të eliminohen abuzimet e mundshme dhe e njejta shpjegohet në projekt-ndryshimin duke shtuar nenin 24a.

 

Një moment shtesë me të cilin justifikohen këto ndryshime është se substancat shumë më të rrezikshme, domethënë pesticidet, me Ligjin për Shëndetin e Bimëve lejohen të ripaketohen nga paketat më të mëdha në ato më të vogla!!!

 

 Testimi DUS: neni. 37, 40, 48 dhe 50

 

Propozimi për ndryshimet në këto nene është për shkak se është mundësuar interpretimi i lirë nga ana e DMMSH në lidhje me testin DUS. Që do të thotë, në të gjitha Ligjet nga 39/2006 deri te LMMSH i fundit 83/2018, thuhet qartë në nenin 36, paragrafi 1, se paraqitja e një sorte të re dorëzohet në DMMSH, kurse në nenin 40, paragrafi 5, se ekzaminimet për DUS kryhen nga persona të autorizuar në pajtim me nenin 59 dhe 60. Prandaj, gjatë paraqitjes së një sorte deri te DMMSH, e njejta zbaton procedurën e mëtejshme, me përjashtim të rasteve kur sorta është ekzaminuar paraprakisht për DUS në ndonjë nga vendet anëtare të BE-së (neni 40, paragrafi 3).

 

Duke qenë se DMMSH është ajo që menaxhon të gjitha punët nga ky Ligj (nenet 57 dhe 58), dhe në të njëjtën kohë, në pajtim me nenet 59 dhe 60, autorizon personat e autorizuar (fakultete, institute, laboratore ...) e njejta është përgjegjëse për të gjitha ekzaminimet, duke përfshirë edhe testimin DUS. Fatkeqësisht, për shkak të një sërë paqartësish, DMMSH interpreton këtë paragraf (neni 40, paragrafi 3), si një detyrim i aplikantit të një sorte për të ofruar testin DUS!

 

Siç u përmend më sipër, R. e Maqedonisë përpiqet të rrisë prodhimin vendor të materialit mbjellës dhe shumëzues, veçanërisht me sortat vendore. Por me qëndrimin e pasigurt të DMMSH mbi këtë çështje, vetëm që komplikohet njohja e sortave vendore dhe ekziston rreziku që shumica e sortave vendore ose të paraqitura mund të fshihen nga Lista Nacionale e Sortave, vetëm për shkak të pasaktësisë dhe interpretimit të lirë të dispozitave ligjore nga ana e DMMSH.

 

Dëshmi shtesë për konfuzionin në më shumë vendime, janë prolongimi i vazhdueshëm i detyrimeve për të siguruar një test DUS nga mbarështuesit, të cilët evidentohen në dispozitat përfundimtare dhe kalimtare të LMMSH 39/2006, 171/2010 dhe 83/2018. Në 39/2006, jepet një afat kohor për sigurimin e testit DUS për 3 vjet, 171/2010 për 5 vjet dhe 83/2018 për 3 vite të tjera shtesë.

 

Në thelb, DMMSH si përgjegjëse për çështjen e materialit mbjellës dhe shumëzues, duhej të siguronte një person të autorizuar vendor që nga viti 2006, dhe ky problem nuk do të ishte tërhequr ndër vite. Ekzistonte edhe opsioni që DMMSH si përgjegjëse për tetsin DUS të realizon bashkëpunim me ndonjë institucion të huaj të akredituar, dhe të gjitha sortat të ekzaminohen atje. Por DMMSH zgjodhi të hudhte përgjegjësinë tek biznesmenët. Si një dëshmi shtesë për shmangien e përgjegjësisë së vet është fshirja e pjesës së fundit të fjalisë në nenin 40, paragrafi 3, i cili thotë se DMMSH mund të sigurojë vetë të dhënat nëse testi DUS është bërë në një institucion tjetër. Duke hequr këtë pjesë të fjalisë, përgjegjësia kalohet vetëm tek biznesmenët (mbarështuesit).

 

Në thelb, kërkesa e Odave ka të bëjë me detyrimet për testin DUS, të cilat deri më tani janë problematizuar në mënyrë të përsëritur, shtyhen deri në hyrjen e R. së Maqedonisë në BE, kur edhe zyrtarisht ky detyrim do të zbatohet për biznesmenët vendor. Situata aktuale vetëm që komplikon punën e biznesmenëve, kurse obligimet janë të vlefshme për një kohë të ardhshme të pacaktuar.

 

Dispozitat penale: neni 65a, 66a dhe 67

 

Propozimet për nenet e sipërpërmendur janë paraqitur me qëllim të vetëm për të zvogëluar gjobat, të cilat për shkak të lartësisë së tyre të pamjaftueshme dhe për shkak të shumë neneve të padefinuar në LMMSH aktual, mund të çojnë në uljen e likuiditetit, ose në rastin më të keq, deri në ndërprerjen e punës së shumë bizneseve.

 

Çmimi i etiketave: nenei 23, pa.4

 

Kërkesa për të ndryshuar çmimin e etiketave është për shkak se biznesmenët konsiderojnë se çmimet janë tepër të larta dhe në të njëjtën kohë shpërndarja e etiketave për MMSH, shpesh ka vonesa.

 

Shkurtesa dhe terme:

 

LMMSH – Ligji mbi Materialin Mbjellës dhe Shumëzues. Ligji që rregullon prodhimin, tregtinë, importin dhe eksportin e materialit mbjellës, materialit shumëzues dhe materialit për shumëzimin e bimëve bujqësore.

 

DMMSH– Drejtoria për Material Mbjellës dhe Shumëzues. Organ në kuadër të MBPU, i cili menaxhon dhe vepron sipas LMMSH dhe rregulloreve përkatëse.

 

MMSHÇ Material Mbjellës/Shumëzues i Çertifikuar. Material mbjellës/shumëzues që kanë pësuar një proces të monitorimit profesional të origjinës, prodhimit dhe cilësisë, dhe nëse plotësojnë kërkesat e cilësisë, etiketohet me etiketën përkatëse.

 

ISHB –Inspektorati Shtetëror Bujqësor. Organ që kujdeset për zbatimin e LMMSH dhe Ligjet dhe Rregulloret në lidhje me këtë Ligj.

 

ADN – Acidi dezoksiribonukleik. Bartësi i vetive të trashëguara në qeniet e gjalla.

 

 

Testi DUS – Distinctness Uniformity Stability (Stabilitet Uniformitet Stabilitet). Test për përcaktimin e një sorte të re nëse e njejta është e ndryshme nga sortat tjera të njohura, a është ajo uniforme dhe nëse është stabile në lidhje me tiparet gjenetike.

 

Сподели