Cilat janë pengesat më të mëdha për fleksibilitetin e tregut të punës në Maqedoni?

Cilat janë pengesat më të mëdha për fleksibilitetin e tregut të punës në Maqedoni?

Autor: Kiril Minovski

 

Lëvizjet në tregun e punës janë vendimtare për zhvillimin ekonomik. Lëvizjet në tregun e punës në Republikën e Maqedonisë gjatë 27 viteve të fundit, tregojnë për ekzistencën e problemeve strukturore të ekonomisë dhe mospërputhshmërinë midis ofertës dhe kërkesës që paraqet një nga faktorët më të rëndësishëm kufizues për zhvillimin ekonomik të vendit.

 

 

Analiza e ofertës së fuqisë punëtore tregon se ka një ofertë jo të mjaftueshme të vendeve cilësore të punës, ku rrjedhimisht shkalla e aktivitetit ekonomik e fuqisë punëtore dhe shkalla e punësimit janë mjaft të ulta, kurse shkalla e papunësisë është tepër e lartë. Kjo do të thotë që ekonomia nuk është e aftë të krijojë vende të mjaftueshme pune që do të sigurojnë rritje dhe zhvillim ekonomik, punësim të popullatës dhe standard më të lartë të jetesës. 

 

Grafiku 1 - Shkalla e aktivitetit në Republikën e Maqedonisë (2006-2017)

https://biznisregulativa.mk/Upload/Editor_Upload/Screenshot_13.png

 

 

Стапка на активност – Shkalla e aktivitetit

Burimi: Enti Shtetëror i Statistikës

 

 

Të dhënat historike mbi trendin e lëvizjes të shkallës së aktivitetit në Republikën e Maqedonisë tregojnë se ajo ka patur një shtrirje nëmes 55.1% dhe 57.3%. Në vitin 2017 ajo ishte 56.8%, ndërsa shkalla e aktivitetit në BE28 në vitin 2015 ishte 72.5%, gjë që tregon se një pjesë e madhe e popullsisë është joaktive. Për të aktivizuar një pjesë më të madhe të popullsisë që është e aftë për punë, është e nevojshme të kombinohen reformat strukturore dhe politikat adekuate për aktivizimin e fuqisë punëtore.

 

 

Grafiku 2 - Shkalla e punësimit në Republikën e Maqedonisë (2006-2017)

https://biznisregulativa.mk/Upload/Editor_Upload/Screenshot_7.png
 
Стапка на вработеност – Shkalla e punësimit

Burimi: Enti Shtetëror i Statistikës

 

 

Trendi historik i shkallës së punësimit tregon se shënon një trend rritës për periudhën kohore 2006 -2017. Megjithatë, krahasuar me të dhënat e BE-së në janar të 2017, ku e njejta ishte 71.7%, shkalla e punësimit në Republikën e Maqedonisë në vitin 2017 ishte modeste në nivelin 44.1%, gjë që vë në dukje përsëri probleme serioze në funksionimin e tregut të punës në Republikën e Maqedonisë në krahasim me tregjet evropiane të punës.

 

 

 
 
 
 
Nëse analizojmë të dhënat mbi trendet në lëvizjen e shkallës së papunësisë, shohim se në periudhën nga viti 2006 deri në vitin 2017, papunësia shënon një trend rënës. Megjithatë, edhe në rastin e papunësisë në krahasim me papunësinë në BE, ka devijime të mëdha, në vitin 2017 papunësia në eurozonë ishte 8.2%, ndërsa në Republikën e Maqedonisë ishte 22.4%, që është pothuajse tre herë më shumë.
 
 Grafiku 3 - Shkalla e papunësisë në Republikën e Maqedonisë 2006 -2017

https://biznisregulativa.mk/Upload/Editor_Upload/Screenshot_8.png

Стапка на невработеност – Shkalla e papunësisë

 

Burimi: Enti Shtetëror i Statistikës

 

 

Një çështje veçanërisht e ndjeshme në analizën e shkallës së papunësisë është çështja e papunësisë afatgjate, e cila përfshin njerëz të cilët janë të papunë për më shumë se një vit. Edhe pse shkalla e papunësisë afatgjatë në Republikën e Maqedonisë është në rënie që është pozitive për gjendjen e tregut të punës (në vitin 2017 arriti në 17.4%), vetë fakti se ajo është pothuajse katër herë më e lartë se në eurozonë (në vitin 2017 arriti në 4, 1%) tregon për një mospërputhje serioze në mes të ofertës dhe kërkesës në tregun e punës dhe ekzistencës së problemeve serioze strukturore në mënyrën e funksionimit të ekonomisë. Jo vetëm shkalla, por edhe pjesëmarrja strukturore e papunësisë afatgjate tregon për problemet afatgjate në tregun e punës sidomos në anën e kërkesës, gjë që kërkon një ekzaminim më të thellë të shkaqeve dhe natyrës së kësaj papunësise.

 

 

Tabela 1 - Shkalla e papunësisë afatgjate 2011 – 2017
https://biznisregulativa.mk/Upload/Editor_Upload/Screenshot_9.png
 
 
Përshkrimi
 
 
 
 
 
 
 
Gjithsej
% e papunësisë afatgjate
 
 
 
 
 
 
 
 
Shkalla e papunësisë afatgjate
 
 
 
 
 
 
 
 

                                                   

Burimi: Enti Shtetëror i Statistikës

 

Me analizë të mëtejshme të strukturës së personave të papunësuar, do të shihet se problem të veçantë paraqet edhe shkalla e lartë e papunësisë tek të rinjtë deri në 35 vjeç, shkallë e papunësisë së të cilëve në vitin 2017 ishte në nivelin 53.6%, ndërsa papunësia e të rriturve mbi 55 vjeç ishte 10.17%.  

 

 

Nëse analizojmë strukturën arsimore të të papunëve, arrihet në përfundim se vetëm 20.88% janë me arsim të lartë, që tregon një strukturë jashtëzakonisht të pafavorshme të fuqisë punëtore e papunë, e cila paraqet një problem serioz për rritjen ekonomike.

 

Në aspektin e ofertës së fuqisë punëtore vërehet një kërkesë e zmadhuar në industrinë e prodhimit ku janë hapur 2,423 vende të reja pune, tregtia me shumicë dhe pakicë 1,828 vende, punë administrative dhe të shërbimeve të mbështetjes 779 vende pune dhe në objekte akomodimi dhe aktivitete të shërbimit të ushqimit 666 vende pune. Sipas nivelit arsimor personat e kërkuar janë kryesisht me nivel të arsimit të mesëm ose të ulët.  Si rezultat i bilancit negativ të migrimit të Republikës së Maqedonisë është gjithnjë më evidente mungesa e profileve të caktuara të kuadrove të cilët zakonisht migrojnë në ekonomitë më të zhvilluara (mjekë, specialist të IT, profesionistë dhe shkencëtarë, teknikë, etj). Migrimi është bëre një problem serioz që ndryshon ofertën e fuqisë punëtore dhe rrit mospërputhshmërine me kërkesën për fuqi punëtore.

 

Tabela 2 - Vende të lira pune sipas profesioneve, në baza tremujore
https://biznisregulativa.mk/Upload/Editor_Upload/Screenshot_10.png
 
Përshkrimi
 
 
 
 
 
 
1.Anëtarë të organeve ligjvënëse dhe ekzekutive, funksionerë shtetërorë, diplomat dhe drejtorë
 
 
 
 
 
 
2.Profesionistë dhe shkencëtarë
 
 
 
 
 
 
3.Teknik dhe lëmi të ngjashme
 
 
 
 
 
 
4. Nëpunës
 
 
 
 
 
 
5.Punëtorë në shërbime dhe shitje
 
 
 
 
 
 
6.Punëtorë të kualifikuar në bujqësi, pylltari, peshkatari dhe gjueti
 
 
 
 
 
 
7.Profesione për mënyrën joindustriale të punës në prodhimtari
 
 
 
 
 
 
8.Operatorë dhe montues të maqinave dhe impjanteve
 
 
 
 
 
 
9.profesione elementare
 
 
 
 
 
 
10. Profesione ushtarake
 
 
 
 
 
 
Gjithsej
 
 
 
 
 
 
 

 

Burimi:  marrë nga përpunimi i të dhënave nga baza e të dhënave statistikore të Entit Shtetëror të Statistikës (https://stat.gov.mk) (20 tetor 2018)

 

 

 

 

 

Të dhënat për periudhën kohore nga viti 2013 deri në vitin 2018, tregojnë për një trend të vazhdueshëm të rritjes së kërkesës për një lloj të caktuar të kuadrove që reflekton gjendjen dhe trendet në ekonomi. Pra, rritja e vazhdueshme e kërkesës për teknicientë dhe profesione të ngjashme, punëtorë në shërbime dhe tregti, si dhe punëtorë me njohuri themelore, tregon një rritje të nevojave të industrisë përpunuese, hotelierisë dhe tregtisë, në njërën anë, dhe në anën tjetër në ofertën e pamjaftueshme të fuqisë punëtore si rezultat i mungesës së dëshirës për këto profesione, mospasja e fuqisë së mjaftueshme punëtore si rezultat i një planifikimi joadekuat i programeve arsimore, mungesa e fuqisë së mjaftueshme punëtore si pasojë e planifikimit joadekuat të programeve arsimore apo lëvizjeve migratore. Për këto arsye është e nevojshme që gjatë krijimit të politikave ekonomike, të merren parasysh trendet demografike dhe politikat në fushën e arsimit formal dhe joformal.

 

Trendet në lëvizjet e ofertës dhe kërkesës në Republikën e Maqedonisë tregojnë se çështja e fleksibilitetit të tregut të punës, gjegjësisht çështja e përputhshmërisë së ofertës dhe kërkesës së fuqisë punëtore është një nga faktorët kyç nga të cilët varet rritja e përgjithshme dhe zhvillimi i ekonomisë.

 

Faktorët kryesorë që ndikojnë në fleksibilitetin e tregut të punës janë:

-           mobiliteti i punës

-           migrimi i fuqisë punëtore

-           fleksibilitetin e pagave

-           kontrata kolektive

-           aftësitë dhe kualifikimet e fuqisë punëtore

-           pengesat për hyrjen dhe daljen e fuqisë punëtore

-           mundësia e punësimit dhe shkarkimit të fuqisë punëtore

-           informacion mbi tregun e punës

-           mundësi fleksibike për punësim

 

Në kontekstin e njoftimeve për ndryshime në legjislacionin e punës, duhet të merret parasysh se çështja kyçe për kompanitë në Republikën e Maqedonisë është çështja e shkallës së rigjiditetit të legjislacionit të punës, si një faktor që mund të kufizojë lirinë e kompanive për të rishpërndarë fuqinë punëtore, që nga ana tjetër është një çështje thelbësore për rritjen e konkurrueshmërisë së kompanisë, ndërtimin e marrëdhënieve të shëndetshme të punës dhe rritjen e produktivitetit të punës.

 

Jo rastësisht, një nga treguesit kryesorë për monitorimin e ndryshimeve në mjedisin e biznesit të Bankës Botërore, sipas rangimit të “Doing Business”, fokusohet në mënyrën në të cilën legjislacioni i punës trajton çështjet e punës, orët e punës dhe shkarkimin. 

 

Drejtimet kryesore të veprimit në drejtim të rritjes së fleksibilitetit të tregut të punës dhe nxitjes së rritjes dhe zhvillimit ekonomik në periudhën e ardhshme mund të klasifikohen në disa segmente:

 

 

Përmirësimi i mjedisit të biznesit të Republikës së Maqedonisë – Republika e Maqedonisë ka treguar përparim të dukshëm në reformat e mjedisit të biznesit në dekadën e fundit, duke lehtësuar procedurat e fillimit dhe drejtimit të një biznesi, parashikueshmërisë ligjore dhe rregullatore, procedurat e thjeshta administrative dhe përmirësimin e cilësisë së institucioneve (mbrojtja e të drejtave të pronësisë, sistemet ligjore dhe kujdesi shëndetësor), krijojnë kushte që sektori privat të përqëndrohet në zhvillimin e biznesit, uljen e kostove për drejtimin e biznesit dhe rentabilitetin e tij që ka një ndikim reverzibil pozitiv mbi punësimin në aspektin e hapjes së vendeve të punës dhe përmirësimin e aftësive të fuqisë punëtore.

 

Në këtë drejtim, është me rëndësi të veçantë futja e e-administrimit, e ashtuquajtura shërbime cloud në administratën publike, të cilat do të kontribuojnë në eliminimin e pengesave, rritjen e transparencës së funksionimit të institucioneve shtetërore, ri-inxhinierimin e proceseve të biznesit dhe krijimin e mundësive për hapjen e kompanive të reja në këtë sferë. Në këtë mënyrë do të krijohen kushte për kërcim teknologjik nga aspekti i zbatimit të teknologjive të reja, do të futen shërbime të reja dhe burokracia do të reduktohet.

 

 

Inkurajimi i investimeve - investimet janë të domosdoshme për të krijuar kushte për rritje dhe zhvillim të shpejtë ekonomik dhe një shkallë më të lartë të rritjes së PBB-së. Në këtë drejtim është e nevojshme të krijohen kushte për përmirësimin e klimës së investimeve dhe rritjen e nivelit të investimeve kapitale në infrastrukturën e transportit, energjisë, shëndetësisë, arsimit dhe atë komunale, të cilat do të nxisin aktivitetin ekonomik dhe do të zmadhojnë rritjen. Veçanërisht e rëndësishme është që të vazhdohet me përpjekjet për të tërhequr investitorët e huaj të drejtpërdrejtë, gjetjen e mënyrave për të përfshirë kompanitë lokale në zinxhirin e furnizuesve të kompanive të huaja në mënyrë që të shumëfishohet ndikimi i tyre në ekonominë e vendit, stimulimin e kompanive vendore që të investojnë në teknologji të reja, produkte të reja dhe ndërkombëtarizimin e bizneseve të tyre. Rritja e investimeve ndikon drejtpërdrejt në rritjen ekonomike dhe rritjen e kërkesës në tregun e punës.

 

 

Rritja e konkurrueshmërisë është e nevojshme për të përmbushur kriterin bazë, krijimin e një ekonomie funksionale të tregut si kusht kryesor për integrimin e Maqedonisë në BE. Në këtë drejtim janë të nevojshme masa që do të kontribuojë në promovimin e hulumtimit dhe zhvillimit të institucioneve vendore kërkimore-shkencore në bashkëpunim me kompanitë e huaja dhe qendrat kërkimore-shkencore, sigurimin e kushte për tërheqjen e investimeve të huaja në sferën e hulumtimit dhe zhvillimit, krijimin e programeve për mbikëqyrje të kompanive vendore në drejtim të efikasitetit të operacioneve të tyre dhe proceset e biznesit, ndërkombëtarizimin e bizneseve dhe përfshirjen e tyre në zinxhirët e vlerave globale. Konkurrueshmëria e kompanive vendore në mënyrë të drejtpërdrejtë ndikon në rritjen ekonomike dhe gjendjen e tregut të punës nga aspekti i kërkesës për fuqi punëtore dhe strukturë të fuqisë punëtore.

 

 

Në pjesën e masave për nxitjen e konkurrueshmërisë, rëndësi të veçantë ka krijimi i një Politike të re Industriale, e cila do të drejtohet drejt zbatimit të përfitimeve të revolucionit të ri industrial, shpesh i quajtur Revolucioni Industrial (RI) 4.0, i cili kushtëzohet nga rritja e teknologjisë, ndikimi i ndryshimeve klimatike dhe karakterin e ndryshëm të prodhimit dhe punësimit.

 

Qasja në financa, rritja e qasjes në shërbimet financiare (sidomos për kompanitë e vogla, por produktive), duke siguruar kredi të lira dhe përdorimi i formave alternative të financimit (fondet Equity), të cilat do të synojnë: Zhvillimin e kompanive të reja Fintek të cilat do të kenë për qëllim të kombinojnë aspektet e disponueshmërisë së shërbimeve financiare dhe përdorimin e teknologjive të reja, futjen e fondit të posaçëm publiko-privat për të nxitur konkurrueshmërinë, krijimin e kompanive të reja nëpërmjet emetimit fillestar të aksioneve në parimet e partneritetit publiko-privat në fushën e teknologjive TIK, hulumtimin dhe zhvillimin, burime të ripërtëritshme të energjisë dhe një mjedisi të shëndetshëm.

 

 

Masat për rritjen e produktivitetit - në mënyrë që të sigurohen norma më të larta të rritjes ekonomike dhe të mbahet hapi me shtetet anëtare të BE-së, është thelbësore të eliminohen pengesat strukturore dhe institucionale të cilat parandalojnë përdorimin efikas të teknologjive të disponueshme ose që çojnë në alokimin joefikase të resurseve. Produktiviteti siguron një shpërndarje më efikase të resurseve në kompani, ku kompanitë me produktivitet më të lartë kanë më shumë resurse. Në këtë mënyrë produktiviteti i firmës rrit pjesën e vet në punësim në një industri të veçantë dhe nivelin e ekonomisë në tërësi.

 

 

 

Masat nga ana e ofertës në tregun e punës. Nga ana e ofertës së fuqisë punëtore ekziston nevoja për të forcuar politikat e punësimit dhe efektivitetin e ndërmjetësimit të tregut të punës. Është e nevojshme të vazhdohet reforma e Agjencisë për Punësim e Republikës së Maqedonisë (APRM) dhe mënyra e hartimit dhe zbatimit të programeve aktive të tregut të punës (PATP) duke përdorur praktikat e mira në vendet e BE-së. Gjithashtu është e nevojshme të përmirësohet sistemi i ndërmjetësimit në punësimin e APRM.

 

Kjo do të thotë që programet aktive të tregut të punës, që mbulojnë një gamë të gjerë aktivitetesh trajnuese, masat për inkurajimin e sipërmarrësisë, subvencionet e pagave dhe punët publike, duhet të dizajnohen dhe targetohen më mirë. Kjo kryesisht i referohet kategorive më të rrezikuara dhe rinisë, pasi ato përfaqësojnë një investim fitimprurës nga perspektiva fiskale.

 

Nga ana e ofertës së fuqisë punëtore, rëndësi të veçantë ka edhe harmonizimi i shkathtësive arsimore me kërkesat e tregut të punës, inkurajimi i mësimit gjatë gjithë jetës, krijimi i një mjedisi për promovimin e aftësive matematikore, teknike dhe kognitive, rritja e numrit të personave me shkallë më të lartë të arsimit dhe çertifikata profesionale të njohura ndërkombëtarisht për kualifikimet dhe shkathtësitë e tyre, nxitjet për përfshirjen sociale dhe luftën kundër varfërisë etj.

 

 

 

 

Kërkesa për fuqi punëtore është një funksion i kërkesës për mallra dhe shërbime, duke pasur parasysh teknologjinë e përdorur. Prandaj, kërkesa për fuqi punëtore pritet të jetë më e lartë në kushtet e rritjes ekonomike. Një nga përcaktuesit kryesorë të rritjes ekonomike është niveli i investimeve në ekonomi, i cili pasqyron pritjet për rritjen e ardhshme ekonomike dhe mjedisin e përgjithshëm të biznesit. Për të rritur kërkesën e fuqisë punëtore, zbatimi i reformave strukturore që ndihmojnë në përmirësimin e efikasitetit të shpërndarjes dhe rritjen e produktivitetit është veçanërisht i rëndësishëm. Suksesi i reformave strukturore është i kushtëzuar indirekt nga cilësia e institucioneve (efikasiteti i qeverisë), legjislacioni i punës (pagat fleksibël) dhe zhvillimi financiar (disponueshmëria e shërbimeve financiare).

 

Republika e Maqedonisë po përballet me detyra serioze, duke pasur parasysh se në të gjitha komponentët e ekonomisë së tregut ekzistojnë mangësi serioze, jozhvillim, pra një imperfekcion i plotësuar me dobësi institucionale. Kjo nuk është për shkak se nuk ka institucione ligjore formale dhe një kornizë ligjore, por mungon funksionimi i tyre i qëndrueshëm dhe zbatimi që shtrembëron funksionimin e tregut dhe shtrembëron konkurrencën ndaj veprimeve monopoliste dhe oligopoliste. Këto janë shtrembërime të rënda për ekonominë e tregut që duhet të hiqen fuqishëm dhe vazhdimisht për të krijuar një hapësirë ​​konkurrence të vërtetë dhe të shëndetshme që duhet të hapë perspektivën për një ekonomi reale të tregut.

 

 

 

 

Përmbajtja e këtij teksti nuk pasqyron pikëpamjet e USAID-it, Odës Ekonomike të Maqedonisë, Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore, Odës Ekonomike të Teknologjive të Informacionit dhe Komunikimit - MASIT, Lidhja e Odave Ekonomike të Maqedonisë dhe EPI CENTAR International. Përmbajtja e tekstit është e karakterit informativ dhe edukativ dhe nuk përfaqëson zëvendësimin e ndihmës juridike. 

 

 

 

 

Сподели