Si lëvizin reformat ekonomike në Maqedoni?

Sa është ndikimi i reformave të zbatuara pas pavarësisë?

A ndjekën shteti të njëjtin trend të zhvillimit të vendeve që kanë kaluar nëpër periudhën e tranzicionit?

 

Ekipi i USAID-it, i ngarkuar për monitorimin e progresit të shteteve, ka përgatitur këtë hulumtim në bazë të 9 treguesve që lidhen me zhvillimin ekonomik: privatizimin, menaxhimin e ndërmarrjeve, liberalizimin e çmimeve, liberalizimin e tregtisë, politikën e konkurrencës, reformat bankare, reformat financiare jobankare dhe reformat në energjetikë dhe infrastrukturë.

 

 

Lëvizja e reformave ekonomike në Maqedoni është treguar në mënyrë komparative me 8 vende, ekonomitë e të cilave kanë patur një periudhë të ngjashme të tranzicionit në vitet 1990. Reforma më të mëdha ekonomike në rajon gjatë 27 viteve të fundit kanë shënuar Rumania, Bullgaria, Kroacia dhe Shqipëria. Për secilin nga shtetetrehet rënie e dukshme e reformave në periudha kur situata politike është e paqëndrueshme, sidomos gjatë konflikteve të luftës (Bosnja, 1992-1995).

Maqedonia është një nga vendet e para në fqinjësi që filloi privatizimin menjëherë pas ndarjes nga RSFJ. Ndërhyrjet shtetërore në treg ishin kryesisht në fushën e produkteve bazë bujqësore dhe të energjetikës, duke lënë hapësirë për formimin e pavarur të tregut të çmimeve të produkteve dhe shërbimeve.

 

Të gjitha të dhënat për përpilimin e analizës janë marrë nga Raporti i Tranzicionit të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, nga botimet e viteve që janë subjekt i kësaj analize. 

Сподели