Modele për të kapërcyer ekonominë gri

Autor: Kiril Minovski

 

Për të gjetur mënyra për të kapërcyer problemin e ekonomisë gri, është e nevojshme që së pari të japim një pasqyrë të kuptimit semantik të termit ekonomia gri. Ka shumë terma që përdoren në literaturë në kontekstin e ekonomisë gri. Përveç termit ekonomia gri, shpesh here në mediume për të njejtën dukuri qarkullojnë edhe termet: ekonomi nëntokësore, joformale ose paralele.

 

Ekonomia gri mbulon jo vetëm aktivitetet e paligjshme, por edhe të ardhurat e padeklaruara nga prodhimi i mallrave dhe shërbimeve që prodhohen ligjërisht ose që janë pjesë e transaksioneve bankare. Kjo do të thotë se ekonomia gri mbulon të gjitha aktivitetet ekonomike që përgjithësisht do të ishin subjekt i tatimit, nëse të njejtat raportohen tek autoritetet tatimore.

 

Shumë institucione financiare ndërkombëtare që përqëndrohen në zhvillimin ekonomik ndërkombëtar përpiqen të përcaktojnë ekonominë gri, duke pasur parasysh rëndësinë e saj. Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik – OECD e përcakton ekonominë gri si "Një grup aktivitetesh që janë ekonomikisht produktive dhe plotësisht ligjore (me kusht që të respektohen standarde ose rregullore të caktuara), por që fshehin qëllimisht nga autoritetet publike për arsyet e mëposhtme:

 

a) për të mos paguar taksat;

b) për të mos paguar kontributet e sigurimit social;

c) për të mos respektuar standardet ligjore, siç janë pagat minimale, orët maksimale të punës, standardet e sigurisë dhe të shëndetit në punë etj.

 

Fondi Monetar Ndërkombëtar klasifikon aktivitetet në lidhje me ekonominë gri në disa kategori:

 

·           Shmangia e pagesës së tatimeve – përfshin të ardhurat e padeklaruara nga vetëpunësimi, pagat, të ardhurat dhe fondet nga puna e padeklaruar lidhur me mallrat dhe shërbimet ligjore;

·           Evazioni fiskal – shmangia e pagesës së kontributeve për punonjësit;

·           Mospagimi i tatimeve – shitja e paregjistruar tërësisht e mallrave dhe shërbimeve ligjore.

 

 

Organizata Ndërkombëtare e Punës (INP) e përkufizon ekonominë gri si një aktivitet ekonomik të punëtorëve apo kompanive që nuk janë ligjërisht ose nuk kanë bazë të mjaftueshme formale ligjore.

 

Ekzistojnë dy mënyra për të matur ekonominë gri: direkte dhe indirekte. Mënyra direkte nënkupton vëzhgim direkt i ekonomisë gri, shpesh me anë të një sondazhi apo studimi, ndërsa metoda e dytë është metoda indirekte e matjes, e cila është e bazuar në përdorimin e treguesve makroekonomikë. Në metodat indirekte të matjes së ekonomisë gri përdoret zakonisht metoda e konsumit të energjisë, metoda e kërkesës për parave të gatshme, metoda e përdorimit të indikatorëve të shumëfishtë dhe shkaqeve të shumëfishta – metoda MIMIC.

 

 

Мasat për të shtypur ekonominë gri, praktikat e biznesit dhe përvojat krahasuese

 

 

Faktorët e mundshëm për shfaqjen e ekonomisë gri klasifikohen në katër grupe:

 

1.      Shuma e tatimeve

Shuma e tatimeve, duke përfshirë kontributet, ndikon drejtpërdrejt në vëllimin e ekonomisë informale;

 

2.      Korniza ligjore

Nëse korniza ligjore është tepër komplekse dhe e vështirë, rritet motivimi për të shmangur ligjet dhe për të punuar në sektorin informal.

 

3.      Korrupsioni

Marrëdhënia midis korrupsionit dhe ekonomisë së paregjistruar është drejtë-proporcionale. Korrupsioni i lartë rrit motivimin për të punuar në sektorin informal dhe korrupsioni i lartë ndikon negativisht në zbatimin e rregullave ligjore.

 

4.      Efikasiteti i qeverisë

Nëse qeveria është më efikase në sigurimin e të mirave publike, morali i taksave do të jetë më i madh dhe motivimi për të qëndruar në sektorin formal do të jetë më i madh.

 

Disa ekonomistë minimizojnë rëndësinë e këtyre faktorëve dhe të njejtët angazhohen në zbatimin e masave për të rritur mbrojtjen e fuqisë punëtore dhe për të rritur transferimet sociale në mënyrë që të reduktohet ekonomia gri.

 

Prandaj, vendet e ndryshme zbatojnë masa të ndryshme që synojnë reduktimin e ekonomisë gri. Shumica e vendeve përpiqen të krijojnë mekanizma efektivë për kontrollin e ekonomisë gri, siç janë: zbatimi i politikave të ndryshme, ndryshimi i sistemit penal, përdorimi i stimujve për rritjen ekonomike, ritja e ndërgjegjësimit te popullata, reformimi i sistemit tatimor, reformimi i sistemit për sigurimet sociale, etj. Efektet e masave të aplikuara janë krejtësisht të ndryshme nga një vend në tjetrin dhe suksesi i tyre është i kushtëzuar nga disa faktorë si: politika tatimore, legjislacioni, shkalla e zhvillimit të institucioneve, morali tatimor i popullsisë, shkalla e korrupsionit, etj.

 

 

 

Gjendja e ekonomisë gri në Maqedoni

 

Të dhënat nga matja e ekonomisë gri në Maqedoni, edhe pse ndryshojnë në studime të ndryshme, në përgjithësi tregojnë se ajo është në mes 32-34% të PBK-së. Për trajtimin e problemit të ekonomisë gri, krahas Qeverisë dhe insistitucioneve qeveritare, kompetente janë edhe Ministria e Punës dhe Politikës Sociale (MPPS), Ministria e Ekonomisë, Agjencia për Punësim (APRM), Inspektoratit të punës, Inspektorati i Tregut, Drejtoria e të Hyrave Publike, Doganat dhe Policia Financiare. Me rëndësi të veçantë është përfshirja e organizatave të punëdhënësve dhe sindikatave si partnerë socialë, si dhe përfshirja e odave ekonomike, sepse ekonomia gri ka ndikim të drejtpërdrejt në kapital, punëdhënësit dhe punëtorët në sektorin formal dhe paraqet një formë e konkurrencës së pandershme e cilat minon rritjen ekonomike vend.

 

Që nga viti 2013 është duke u përgatitur një Plan Veprimi për reduktimin e ekonomisë gri (Ministria e Ekonomisë, 2013, MPPS, 2014) dhe i njejti është një përpjekje konsultative për të koordinuar dhe monitoruar aktivitetet e disa institucioneve dhe organeve rregullatore në fushën e trajtimit të punës së padeklarur.

 

Masat e marra përfshijnë aktivitete për të forcuar sistemin e kontrollit të shërbimeve të inspektimit për të trajtuar ekonominë gri (kontrollet bazuar në menaxhimin e riskut, forcimin mjeksisë ligjore, një qendër për pagesën e gjobave, etj) dhe forcimin e politikës penale, thjeshtimi i kuadrit ligjor dhe mënyrën e pagesës së tatimeve dhe kontributeve (promovimin e sistemit të e-taksave, shërbime elektronike për kompanitë), stimuj të drejtpërdrejta tatimore, duke stimuluar procesin e përfshirjes së bizneseve në sektorin formal (dialogu social, paga minimale, shkalla e ulur e kontributeve, rregullimin e statusit të punëtorëve sezonal, programe dhe grante për vetëpunësim, rikualifikimi dhe masa të tjera aktive në tregun e punës). Grupi i fundit i masave të përfshira në planin e veprimit ka të bëjë me ngritjen e vetëdijes publike (fushata dhe linja të drejtpërdrejta për raportimin e punës së padeklaruar/aktivitet i paregjistruar).

 

Përkundër efekteve pozitive të masave të zbatuara, efektet e tyre duhet të vazhdojnë të analizohen dhe masat e parashikuara në çdo plan veprimi pasues ti pasqyrojë nevojat reale në procesin e trajtimit të ekonomisë gri.

 

Efektet pozitive dhe negative të Ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Terrorizmit Financiar

 

Me ndryshimet e fundit të Ligjit për parandalimin e pastrimit të parave dhe terrorizmit financiar, harmonizohet Ligji me legjislacionin evropian në luftën kundër krimit të organizuar. Me dispozitat e EU Direktivës 4 parandalohet përdorimi i sistemit financiar për qëllime të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit në vitin 2015 (29 = 015/849 KE). Me këtë ligj zgjërohet fusha e bartësve të funksioneve publike ndaj të cilëve janë marrë masa për një analizaë më intensive, futet dhe përcaktohet kompetenca e Këshillit për luftë kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, zgjërohet fusha e personave fizik dhe juridik të cilët kanë detyrim për të të marrë masa veprimi: ankande, llotaritë, pika bastesh, klube automat etj.

 

Poashtu, parashihet detyrimi që personat juridik të posedojnë regjistër të pronarëve të vërtetë dhe parashihet ulje e shumës së ndalimit të pagesave me para prej 15.000 EUR në 2.000 EUR dhe harmonizohet pjesa e kundërvajtjeve me dispozitat nga Kodi Penal. Pa dyshim se shumica e ndryshimeve kanë të bëjnë me Direktivën dhe mbulimin e aktiviteteve që më pare nuk kanë qenë të mbuluara me Ligj, dhe për të cilat u imponua nevoja në pajtim me përvojat evropiane. Reagimet nga ana e publikut dhe pjesës së odave ndikuan vetëm në ndryshimin në shumën e ndalimit të kryerjes të pagesave në para, ku pragu i ri i pagesës në të holla është 2.000 EUR.

 

Për këto arsye është e nevojshme të kryhen analiza shtesë me qëllim që të përcaktohet sasia e duhur e pragut të blerjes më të ulët në para të gatshme, në mënyrë që të shmanget një ndikim eventual drejtë-proporcional në rritjen e ekonomisë gri, për arsye të thjeshtë se rregullativa është një nga faktorët që ndikojnë drejtpërdrejt në ekonominë gri.

 

Përvoja tregon se çështja e ekonomisë gri është një fenomen kompleks. Ballafaqimi me ekonominë gri varet nga një numër faktorësh të elaboruar më parë (tatimet, rregullativat, korrupsioni, institucionet, etj.). Politika tatimore është një nga faktorët që ndikojnë drejtpërdrejt

 

në ekonominë gri. Tatimet e larta, në kushte të administratës joefektive dhe të burokratizuar, shpesh nuk japin efektet e dëshiruara dhe ndikojnë në rritjen e evazionit fiskal dhe ekonomisë gri. Në trajtimin e ekonomisë gri, është veçanërisht e rëndësishme të vazhdohet me zbatimin e masave nga plani i veprimit për trajtimin e ekonomisë gri, kryesisht në aspektin e politikave aktive të tregut të punës. Politikat e tilla duhet të rrisin harmonizimin e ofertës dhe kërkesës së fuqisë punëtore, si dhe masat e formalizimit të bizneseve, thjeshtimin dhe digjitalizimin e shërbimeve të ofruara nga institucionet qeveritare. Zhvillimi i dialogut social dhe përdorimi i mekanizmave të dialogut publik privat janë fakti që gjithashtu ndikon pozitivisht në problemin e ekonomisë gri.

 

Përmbajtja e këtij teksti nuk pasqyron pikëpamjet e USAID-it, Odës Ekonomike të Maqedonisë, Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore, Odës Ekonomike të Teknologjive të Informacionit dhe Komunikimit – MASIT, Lidhjes së Odave Ekonomike të Maqedonisë dhe EPI CENTAR International. Përmbajtja e tekstit është me karakter informativ dhe edukativ dhe nuk përfaqëson zëvendësim për ndihmë juridike. 

Сподели